Kontabilitet dhe Raportim

Shërbime të plota kontabiliteti dhe përgatitje raportesh financiare për vendimmarrje menaxheriale

Çfarë përfshijnë Shërbimet Kontabël?

 

Shërbimet tona të kontabilitetit dhe raportimit përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh financiare, duke filluar nga mbajtja e regjistrave bazë deri te raportet e detajuara financiare të menaxhimit. Ne ju ndihmojmë të mbani informacion kontabël të saktë, në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore.

Qëllimi ynë është t’ju sigurojmë informacion financiar të saktë në kohë reale për të mbështetur vendimmarrjen tuaj strategjike dhe për të optimizuar performancën financiare të biznesit tuaj.

  • Pergatitja e pasqyrave financiare në perputhje me Standartet Kombëtare të Kontabilitetit apo Standarteve Ndërkombetare të Raportimit Financiar;
  • Komunikimi me autoritetet tatimore apo audituesin e klientit;
  • Përgatitja e deklarates vjetore të tatimit mbi të ardhurat;
  • Përgatitja e deklaratave të tatimit në burim;
  • Përgatitja e librave dhe deklaratës së TVSH-së;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentave në Qëndrën Kombëtare të Biznesit;
  • Përgatitja e deklaratave të tatimit mbi të ardhurat përsonale dhe sigurimeve shoqerore dhe shëndëtësore.

Si mundt’ju ndihmojmë?

R

Kontabilitet i Përgjithshëm

Ofrojmë shërbime të plota kontabiliteti, duke përfshirë regjistrimin e transaksioneve, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raportimin e detyrimeve tatimore.
R

Sistemet Kontabël

Ndihmojmë në zgjedhjen, implementimin dhe optimizimin e sistemeve kontabël për të përmirësuar efikasitetin dhe saktësinë e proceseve tuaja financiare.
R

Raportim Financiar

Përgatisim raporte financiare të personalizuara që ofrojnë informacion të vlefshëm për menaxhimin dhe vendimmarrjen e biznesit tuaj.
R

Kontrolli i Brendshëm

Vlerësojmë dhe përmirësojmë politikat dhe procedurat e kontrollit të brendshëm për të minimizuar rreziqet financiare dhe për të parandaluar mashtrimet.

Përfitimet

1

Përputhshmëri Ligjore

Sigurohuni që biznesi juaj të jetë në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret tatimore në fuqi, duke shmangur gjoba të mundshme.
2

Kursim Kohe

Fokusohuni në aktivitetet kryesore të biznesit tuaj ndërsa ne kujdesemi për aspektet financiare dhe administrative.
3

Vendimmarrje e Informuar

Merrni vendime të bazuara në të dhëna të sakta financiare dhe analiza të detajuara të performancës së biznesit tuaj.