Shërbimet Tona

Zgjidhje strategjike të adaptuara për nevojat unike të biznesit tuaj

Auditim dhe Siguri

Shërbime auditimi, shërbime rishikimi, shërbime të tjera të sigurisë dhe shërbime të lidhura sipas përcaktimeve të bëra për to nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve.

Ofrojmë auditim të pavarur dhe profesional për të përmbushur kërkesat ligjore dhe për të rritur besueshmërinë e pasqyrave financiare të kompanisë suaj. Auditimet tona janë të bazuara në standardet ndërkombëtare dhe i japin vlerë shtesë vendimmarrjes tuaj.

Kontabilitet dhe Raportim

Shërbime Kontabiliteti dhe të lidhura. Përgatitje raportesh financiare mujore dhe vjetore, deklarata tatimore dhe analiza financiare për menaxhim efikas.

Shërbimet tona të kontabilitetit mbulojnë çdo aspekt të menaxhimit financiar. Ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur detyrimet ligjore dhe për të pasur pasqyra të qarta dhe të sakta.

Konsulencë Fiskale

Konsulencë ekonomike, financiare dhe fiskale për shoqëritë tregtare, personat fizikë dhe organizata të tjera. Përfaqësim tatimor dhe përfaqësim të palëve të treta sipas përcaktimeve ligjore.

Ne ofrojmë këshilla të specializuara për strukturimin fiskal, shmangien e rreziqeve tatimore dhe optimizimin e barrës fiskale për biznesin tuaj. Përfshihen trajnimet për stafin financiar dhe asistenca në auditime nga tatimet.

Plane Biznesi

Përgatitje plan biznesi, buxhetime dhe analiza financiare, studime tregu, studime fizibiliteti dhe aplikime për financime të ndryshme.

Ofrojmë hartimin e planeve të detajuara të biznesit dhe analizave të fizibilitetit për start-up-e, investitorë apo aplikime për financime. Çdo plan bazohet në të dhëna reale të tregut dhe objektiva konkrete.

Vlerësim Asetesh

Vlerësime të aktiviteteve tregtare, pasurive të luajtshme, të paluajtshme, aktiveve materiale dhe jomateriale. Vlerësim i shoqërive tregtare (due diligence) për identifikimin e problemeve dhe përmirësimin e treguesve.

Kryejmë vlerësime profesionale të pasurive dhe bizneseve, për qëllime tregtare, raportimi, sigurimi, bashkimi apo blerjeje kompanish.

Konsulencë Strategjike

Këshillim në drejtim strategjik, ndërtim strukturash organizative, sekondim stafi në pozicione drejtuese, ristrukturim kompanish dhe konsulencë për krijimin e aktiviteteve të reja tregtare (startup-s).

Ofrojmë ekspertizën tonë për të ndihmuar bizneset të zhvillohen dhe të kapërcejnë sfidat, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për mirë-administrim të ideve dhe aktivitetit tregtar, ngritje kapitali dhe financim.